Këngëtari ikonë Elton John ka bërë publik një problem shëndetësor që i ka humbur pjesërisht shikimin.
77 vjeçari njoftoi në verë se humbi shikimin në syrin e djathtë për shkak të një infeksioni të rëndë. Por, ai ka vijuar të flasë për këtë temë në “Good Morning America” dhe është shprehur se tashmë edhe gjendja me syrin e tij të majtë nuk duket e mirë.
Pavarësisht kësaj ai nuk i ka ndalur projektet, si ai i promovimit të dokumentarit të tij të ardhshëm.
Discussion about this post