Sipërmarrësja e modës Aurela Hoxha prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria dhe është zhvendosur në Spanjë ku ka krijuar edhe linjën e saj me bikini.
Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka dhënë edhe arsyet pse ka zgjedhur të largohet nga vendi i saj.
“Të them të vërtetën nuk e kam menduar se do të largohesha nga Shqipëria. Domethënë jam nga ato shqiptaret që thonë që ‘nuk dua të largohem, një javë pushime mërzitem’ e të gjitha këto. Po, u largova për dashurinë. Në fillim e kisha shumë të vështirë.”
Si e le Shqipërinë dhe si e gjete atë?
“Vij herë pas here. Unë e shikoj edhe shumë personale. Isha më e kujdesshme ndaj daljeve të mia. Edhe unë vetë personalisht kam ndryshuar me Shqipërinë. Tani më duket shumë e habitshme kur njerëzit më njohin e më shohin, sepse jam mësuar me jetën atje dhe nuk më bën përshtypje kjo pjesë. Kur jam në aeroport në Tiranë, që nga zbritja dhe që nga mënyra se si njerëzit reagojnë kur më shohin, them ‘në rregull, e paskam harruar këtë pjesë’. Shqipëria çdo ditë është shumë më mirë dhe atje ku unë jetoj të gjithë flasin.”
Discussion about this post