Aktivistja dhe opinionistja Zhaklin Lekatari, ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur për momentet aspak të lehta që kanë shoqëruar jetën e saj.
Veç komenteve plot urrejtje dhe kërcënimeve të herë pas herëshme, ajo gjithashtu ndau një episod tronditës, kur një burrë e ka sulmuar fizikisht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Lekatari tha se kjo ngjarje ndodhi pas pjesëmarrjes së saj si opinioniste në “Big Brother VIP 2”, periudhë gjatë së cilës ajo u përball me kritika dhe sulme të rënda nga publiku.
“Pas ‘Big Brother-it’, për rreth 4-5 muaj qëndrova thuajse e izoluar. Ishte e pamundur të kisha një jetë normale. Ajo që nisi si urrejtje virtuale, kaloi në dhunë reale, që ndikoi rëndë jo vetëm në shëndetin tim mendor dhe fizik, por edhe në familjen time,” tregoi ajo.
“Një burrë po më ndiqte dhe më ofendonte vazhdimisht, derisa u përpoq të më sulmonte. Unë vrapova për të shpëtuar dhe, për fat, dy taksistë ndërhynë dhe më ndihmuan. Nuk e denoncova, thjesht u përpoqa të kthehesha e sigurt në shtëpi. Ishte një periudhë shumë e rëndë për mua”, u shpreh Lekatari.
Discussion about this post