Aktori ikonë i kinematografisë botërore Leonardo DiCaprio, gjatë një interviste për mediat e huaja ka zbuluar se cila është aktorja më e mirë sot në botën e filmit.
Për të Meryl Streep qëndron në krye të top-listës si aktorja që i ka lënë më shumë përshtypje. Ata kanë punuar së bashku në filmin “Marvin’s Room” të vitit 1996, ku DiCaprio ishte 18 vjeç. Ai e vlerëson atë si “pa dyshim aktoren më të mirë në botë”, duke thënë se e kuptoi këtë pas shikimit të performancës së saj në ekran.
Bashkëpunimi i DiCaprio me Streep u vazhdua edhe në filmin “Don’t Look Up”. Pavarësisht se ka pasur shumë nominime për “Oscar” gjatë karrierës së tij, DiCaprio fitoi çmimin prestigjioz vetëm për rolin në “The Revenant” në vitin 2015, çka e konfirmoi si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Discussion about this post