Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e “BBV” në kuadër të një loje ka treguar sesi e sheh veten në të ardhmen.
Këngëtarja ka rrëfyer se do donte të gjente dashurinë e jetës së saj dhe të ketë fëmijë.
“Në aspektin personal do doja shumë të gjeja dashurinë e jetës që deri tani nuk ka qenë e sukseshme”, teksa ka theksuar se “do të doja të kisha fëmijë edhe unë edhe pse jam në limitet e mia për ta realizuar këtë gjë”.
Përsa i përket aspektit profesional Rovena u shpreh se nuk e sheh veten tjetër kund përveç se në profesionin e saj si këngëtare.
“E shoh veten në profesionin time, une profesionin tim e kam zgjedhur me dëshirë, me pasion dhe do vazhdoj sa të kem mundësi të këndoj,” tha Rovena.
Discussion about this post