Xhensila Myrtezaj ka ndarë një histori tepër të trishtë që i është dashur të kalojë në jetë. Duke folur për divorcin e prindërve në emisionin “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, këngëtarja tha se i ati ka goditur 7 herë me thikë nënën e saj, duke humbur edhe njërën dorë.
Mes lotësh, Xhensila tregoi se këtë gjë e ka parë me sytë e saj në moshën 6 vjeçare, duke i mbetur traumë. Këngëtarja u shpreh se nëna e saj ka qenë ajo gruaja që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën nga duart shumë vite më parë.
“Për ironi të fatit, historia e mamit u përsërit. Isha 6 vjeç kur prindërit e mi u ndanë. Ishtë një peridhë e rëndë e jetës time. Ndoshta ka ardhur koha që ta them. E di pse e dua shumë mamin tim? Por në të njëjtën kohë e gjykoj pse nuk i dha fund asaj martese para se sytë e mi panë.
Im at nuk pranoi divorcin nga ime më. Mami im ka qenë ajo gruaja që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time teksa therej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur këtë gjë, dhe nuk e di pse e thash, sepse nuk dua të lëndoj as babanë tim. Edhe ai nuk ka qenë në dijeni se çfarë po bënte, sepse ka qenë nën efektin e alkoolit, gjithesi nëna ime e ka falur,” tregoi Xhensila.
Ajo tha se nëna e saj megjithatë e ka falur të atin dhe se pas ngjarjes, ai u arrestua dhe divorci u krye. Por këngëtarja tregoi se gjyshërit nga ana e nënës nuk donin që ajo të kishte asnjë kontakt me të atin, por e ëma e çonte fshehurazi dhe i thoshte se pavarësisht të gjithave ai ishte babai i saj.
Discussion about this post