New York u shpall i pari në listë duke lënë pas qytete si Parisi, Singapori dhe Londra, të njohura globalisht për influencën e tyre.
Studimi mori në konsideratë një sërë faktorësh për të hartuar një renditje globale të qyteteve më të pasura.
Për më tepër, qyteti pret dy bursat më të mëdha në botë sipas kapitalizimit të tregut: NYSE dhe Nasdaq. Ndoshta më e rëndësishmja, pasuria totale e banorëve të Nju Jorkut tejkalon 3 trilion dollarë—një shumë më e madhe se pasuria totale në shumë vende të mëdha të G20-ës.
New York ka rreth 744 centi-milionerë dhe 60 miliardierë. Rreth 349,500 milionerë jetojnë në këtë qytet duke shënuar një rritje me rreth 48% gjatë dekadës së fundit.
Nga sondazhi rezulton se New York ka parë një rritje prej 48% të milionerëve gjatë dekadës së fundit, tani duke strehuar rreth 350,000 milionerë. Qyteti është gjithashtu shtëpia e të paktën 744 centi-milionerëve, individëve me mbi 100 milionë dollarë në asete të investueshme, si dhe rreth 60 miliarderë.
Discussion about this post