Sipërmarrja nuk është për çdokënd, por për të paktët prej nesh të cilët e kanë atë “krimb”, mund të jetë e mahnitshme, lokomotiva e një udhëtimi.
Nëse ndihesh sikur ke nevojë për një ndryshim në karrierë, ja 7 këshillat më të mira që duhet të kesh parasysh para se të heqësh dorë nga puna e përditshme dhe të nisësh biznesin tënd:
1. Ti kërkon lirinë
Do të punosh pas një tryeze, duke e ndjerë veten si një kafshë që i privohet liria? Sipërmarrja mund të jetë e vetmja mënyrë me të cilën mund të thyesh këto zinxhirë dhe t’ia mbathësh. Ajo që e bën sipërmarrjen një punë ku shpërblehesh është pavarësia që vjen bashkë me të. Askush nuk mund të të thotë se çfarë duhet të bësh. Je i vetmi që kontrollon suksesin tënd, prandaj edhe i vetmi i cili merr shpërblimin.
2. Dëshiron të lësh një trashëgimi
Ndërsa mund të të duket sikur jeta e njeriut zgjat 80-100 vjet maksimumi, po ta marrësh hollë, kjo nuk është e vërtetë. Jetët tona nuk janë më shumë se një shenjë e vogël në një radar ndërsa ekzistenca njerëzore vazhdon mbi planet. Por po nëse mund të krijoje diçka që shtrihet përtej ekzistencës tënde fizike, diçka që mund të ruante trashëgimin tënde dhetë ndihmonte të tjerët? Këtë mund ta bësh duke filluar biznesin tënd! Shikoni disa prej sipërmarrësve më të mëdhenj të historisë njerëzore: Henry Ford, Thomas Edison, Steve Jobs. Këta individë nuk janë më gjallë sot, por sërish trashëgimia që lanë pas vazhdon të ketë impakt mbi ne sot.
3. Nuk duron të të thonë se çfarë duhet të bësh
Që nga momenti i kopshtit e deri në momentin kur mbarojmë universitetin, na thonë së çfarë duhet të bëjmë, si të studiojmë dhe madje edhe se çfarë të hamë. Në njëfarë mënyre, na është bërë truri lavazh duke bërë atë se çfarë na thonë të tjerët (pak rëndësi ka se përse). Sipërmarrësit e urrejnë këtë lloj mjedisi dhe për shumicën e njerëzve, është arsyeja kryesore se përse vendosin të bëhen sipërmarrës- nuk u ka pëlqyer të marrin urdhra nga të tjerët. Nëse edhe ti je ndër njerëzit që e refuzon autoritetin dhe tërhiqesh nga mënyrat se si t’i zgjidhësh vetë problemet, sipërmarrja mund të jetë për ty.
4. Dëshiron të fitosh para shpejt
Tani, kjo nuk ka për të ndodhur brenda një dite. Gjithsesi, në momentin që keni shpenzuar kohën dhe përpjekjet për të ndërtuar biznesin tënd, vjen momenti kur paraja rrjedh. Dhe ky nuk është ekzagjerim. Biznesi dhe të ardhurat e tij janë një produkt i drejtpërdrejtë i kohës dhe përpjekjeve që keni shpenzuar për të. Nëse punon shumë, do të bësh shumë para (e kundërta është gjithashtu e vërtetë). Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për një punë në botën e korporatave. Shumë herë ndodh që ngritjen në detyrë të anashkalohen dhe bonuset të mos akordohen edhe kur një punonjës punon shumë.
5. Ke pasion për të mësuar
Ajo që nuk dinë pjesa më e madhe e njerëzve është se të jesh një sipërmarrës është 50% është mësim dhe 50% është implementimi i njohurive. Viti i parë i ndërtimit të biznesit tim, shpenzova sa më shumë kohë që munda duke bërë kurse, duke lexuar libra dhe duke dëgjuar regjistrime audio. Vetëm pas kësaj faze fillestare të mësimit isha i aftë të implementoja njohuritë dhe të krijoja një biznes të suksesshëm. Ndërsa ca gjëra mund të mësohen nëpërmjet librave dhe regjistrimeve audio, shumë prej gjërave që mëson nga drejtimi i një biznesi bëhet nëpërmjet eksperiencës dhe madje edhe të të gabuarit.
6. E sheh botën ndryshe
Shpeshherë, sipërmarrësit duken pak si “jashtë sensit” të përgjithshëm të atyre që nuk janë sipërmarrës. Kjo sepse ata e shohin botën me një sy tjetër. Ata i vërejnë në mënyrë të vazhdueshme problemet, duke i vëzhguar me imtësi dhe duke gjetur mënyrën më efikase për t’i zgjidhur ato.
7. Dëshiron të ndjekësh pasionin tënd
Pasioni është vendimtar për një sipërmarrës sepse ai i jep fuqi motivimit. A do të ishe i gatshëm të shpenzoje javë ose muaj pa gjumë duke punuar mbi një projekt të cilin nuk e ke pasion? Me shumë mundësi jo. Nëse një punë 9-5 nuk ju emocionon, mund të jetë momenti për të menduar për sipërmarrje.
Discussion about this post