Formula magjike e ekspertit për t’u siguruar që të mos gaboni në dekorimin
Të gjithëve na pëlqen të ndihemi rehat në shtëpinë tonë, veçanërisht në dhomën ku flemë dhe pushojmë më shumë.
Ndonjëherë e teprojmë kur bëhet fjalë për dekorimin, kështu që vetë dhoma është e rrëmujshme në mënyrë të panevojshme me gjithçka.
Ne kombinojmë disa gjëra që nuk shkojnë aspak njëra me tjetrën dhe sipas ekspertëve, kur bëhet fjalë për ngjyrat, ekziston një rregull që duhet ta respektojmë.
Tema është sa ngjyra duhet të përmbajë dhoma juaj e gjumit në mënyrë që të duket e rafinuar dhe jo kaotike apo monotone?
Këto janë udhëzime se si ta dekoroni siç duhet.
E thënë thjesht, rregulli i tri ngjyrave dikton që të qëndroni në një paletë kryesore me tri ngjyra kur dekoroni çdo dhomë, shkruan “Ideal home”, përcjell Telegrafi.
Kjo do të sigurojë që rezultati përfundimtar të jetë tërheqës vizualisht dhe jo shumë rrëmujë shqisore – ose anasjelltas, shumë i koordinuar dhe i mërzitshëm.
– Rregulli i tre ngjyrave është ai që ndoshta duhet të përpiqeni ta thyeni në planin afatgjatë. Por në thelb, gjithçka ka të bëjë me mbajtjen e tre ngjyrave dhe tonaliteteve të ndryshme të të njëjtave ngjyra në aksesorë për të krijuar një pamje të koordinuar. Është një zgjidhje elegante dhe e thjeshtë kur zgjedhjet e dekorimit ju ngatërrojnë – thotë Marien Shillingford, drejtoreshë kreative.
Në botën e dizajnit të brendshëm, rregulli i tre ngjyrave shpesh përmendet si rregulli 70-20-10 ose rregulli 60-30-10, ku këto ndarje janë shpërndarja në përqindje e ngjyrave në çdo dhomë.
– Rregulli 70-20-10 është vetëm një kujtesë për të përdorur fillimisht ngjyrën dominuese në dhomë, pastaj shtoni një ngjyrë plotësuese dhe më pas një ngjyrë shpërqendruese – thotë Ann Marie Cousins, dizajnere e brendshme, këtë herë.
– Tendencat si maksimalizmi dhe rrëmuja na kanë treguar efektivitetin e kombinimit të ngjyrave, teksturave dhe modeleve të shumta, shpesh me ndikim të jashtëzakonshëm.
Discussion about this post