Çifti i njohur i balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare. Dhe pse çifti nuk reagoi, lajmi mori “dhenë” në rrjetet sociale.
E duhet se tashmë këtë lajme ka konfirmuar edhe vetë Eneda Hoxha në një intervistë në podcasting “Zë me Mirën”.
Me lot në sy dhe zërin që i dridhej ajo tha se ende ka ndjenja për ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka një djalë.
“Unë nuk mund të them që jam e çliruar totalisht nga ndjenja. Do gënjeja veten dhe të gjithë ata që më njohin. Nuk është e lehtë për mua… Brenda meje ka ndjenja, ka por siç e thash tashmë duhet të respektoj veten më shumë se kurrë! Sido që të shkojë jeta ime unë jam e lumtur për atë çfarë kam përjetuar, për vërtetësinë e gjithçkaje që unë kam dhënë, për gjithë jetën që kam jetuar”, tha ajo ndër të tjera.
Discussion about this post