Arrat e kuqe janë të një shumëllojshmërie të pemës Juglans regia, që prodhon arra me lëkurë të kuqe të errët.
Këto arra u krijuan në vitin 1991 në Kaliforni. Ato nuk janë të modifikuara gjenetikisht, por janë krijuar me metoda natyrale të shartimit të arrave Howard, një varietet i arrës angleze, me arrën Purpurea, një varietet persian me lëkurë të kuqe. Arrat e kuqe duhet të qërohen me dorë për të shmangur dëmtimin e lëkurës së pasur në ngjyrën e tyre karakteristike.
Ky varetet është i rrallë, sepse pemëve mund t’u duhen deri në dhjetë vjet për të prodhuar këto kokrra unike. Megjithatë, kërkesa për arra të kuqe vazhdon të rritet pasi kuzhinierët kërkojnë produkte të rralla dhe unike. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me vlerat e tyre dhe përdorimin në receta.
Karakteristikat
Arrat e kuqe kanë formë vezake dhe një madhësi me diametër prej tre centimetrash. Lëvozhga është e fortë dhe me brazda të thella që mbulojnë të gjithë sipërfaqen e tyre. Pasi të hiqni lëvozhgën dhe t’i ndani arrat, do të shihni se gjysmat janë simetrike me kreshta të mëdha, duke krijuar një formën e krahëve të një future. Arrat e kuqe kanë një aromë pishe dhe agrumesh, me një shije të ëmbël dhe disi të butë.
Vlerat ushqyese
Arrat e kuqe janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, veçanërisht acidit alfa-linolenik, i cili nxit kujtesën, përqendrimin dhe funksionet njohëse. Kanë një përqendrim të lartë të antocianinës, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe luftimin e radikaleve të lira në trup. Kjo është unike për varietetin për shkak të lëkurës së tyre të kuqe. Arrat janë gjithashtu një burim i pasur vitaminash dhe mineralesh si vitamina E, bakri, seleni, hekuri dhe niacina, të cilat mbështesin funksionimin e trurit dhe sistemin imunitar.
Përdorimi
Mund të përdoren në të njëjtën mënyrë si arrat e zakonshme, por aroma e tyre, shija e ëmbël dhe tekstura e butë, favorizon përdorimin në recetat e ëmbla. Shija e tyre e ëmbël mund të ndihmojë në balancimin e sallatave të përbëra nga perime të hidhura ose në mezet me djathëra të kripur dhe pikante. Arrat e kuqe mund të bluhen dhe të shtohen në prodhimin e salcave dhe kremrave. Shkojnë më së miri me një shumëllojshmëri frutash, duke përfshirë nektarinat, kajsitë, hurmat, mollët, dardhat dhe bananet, si dhe me erëza si kanellë dhe arrëmyshk.
Ato mund t’i shtohen perimeve të pjekura si karotat dhe panxhari, të spërkasni bishtajat e ziera ose të shërbehen me makarona kremoze. Arrat e kuqe në lëvozhgë duhet të ruhen në një vend të freskët dhe të thatë dhe të përdoren brenda tre muajve.
Discussion about this post