Këngëtari i famshëm shqiptar Big Basta ka ndarë me teleshikuesit arsyet që e bënë të largohej nga Shqipëria për në Zelandën e Re. Artisti tregoi se çfarë e zhgënjeu aq shumë sa mori vendimin për ta lënë vendin së bashku me bashkëshorten, Vesa Lumën dhe djalin e tyre.
“Doja një opsion të dytë. Isha shumë i zhgënjyer. Kalova një periudhë jo të lehtë, sidomos duke parë artistë që nuk e meritonin të ishin aty ku ishin. Por, kush jam unë t’i gjykoj nga ana tjetër. Pata disa bërryla të pakëndshëm. Vesa ka qenë afër meje çdo sekondë, sepse pata një thyerje mendore shumë të madhe. Nuk arrija dot të krijoja atë që unë doja. Shpesh krijoja çfarë donin njerëzit, kjo është vrastare për artin. Mendoja se po të rrija në Shqipëri, me shqiptarët do të bëhesha më keq, mendoja. Doja të rrija sa më larg, prandaj zgjodha Zelandën e Re. Edhe Vesa nuk e pati shumë të lehtë rënien time. Unë e gjeta një zgjidhje që të rikrijoja veten time. Fakti që u ktheva, do të thotë që jam më i fortë se atëherë. Bashkë me Vesën kemi krijuar një mburojë, që nuk besoj se ka djaj që do të mund ta depërtojnë.”, u shpreh këngëtari në emisionin “S’e luan topi”.
Discussion about this post