Seriali që ka thyer rekorde shikueshmërie si me sezonin e parë ashtu edhe me të dytin, publikuar pak kohë më parë “Squid Game”, shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale, ndërsa në një nga skenat e episodit u pa një kameraman që gabimisht u përfshi në xhirim.
Ndjekësit në rrjete sociale kanë komentuar mbi këtë lapsus në serial me komente të tipit “Kameramani nuk vdes kurrë”, “Operatori meriton një rritje të pagave”, etj.
Megjithatë, pas publikimit të këtij sezoni, Netflix njoftoi se ai ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, me 126.2 milionë shikime vetëm në 11 ditë.
Sezoni i dytë përfshin shtatë episode të reja dhe do të pasohet nga një tjetër sezon në verën e këtij viti.
Discussion about this post