Princesha e Uellsit Kate Middleton bën sot 43-vjeç. Një ditëlindje e rëndësishme për to jo nga kalimi i viteve, por hedhja pas e një periudhe të vështirë shëndetësore me të cilën iu desh të përballej. Kate, e cila ka lindur më 9 janar 1982, pritet të kalojë ditëlindjen e saj privatisht me William dhe fëmijët e tyre — Princët George dhe Louis dhe Princesha Charlotte, në shtëpi në Windsor, Angli.
Në ditëlindjen e saj vitin e kaluar, Kate ishte një javë larg nga shtrimi në një spital në Londër, ku do t’i nënshtrohej asaj që Kensington Palace e përshkroi në atë kohë si “operacion i planifikuar abdominal”.
Më pas ajo mori një pauzë të gjatë nga detyrat mbretërore, duke iu nënshtruar kimioterapive derisa më në fund pak muaj më parë lajmi i mirë se Princesha ishte shëruar, mbërriti.
Discussion about this post