Në një kohë kur Kalifornia është duke u përballur me zjarre masive, shumë personazhe të famshëm të cilët janë ndjerë më të rrezikuar, kanë bërë edhe thirrje të rëndësishme.
Kim Kardashian i është drejtuar institucioneve përmes një postimi në rrjetet sociale duke i bërë thirrje të ngrenë pagat për zjarrfikësit e burgosur të Kalifornisë të cilët çdo ditë vendosin jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar atë të komunitetit.
“Të paguar deri në 1 dollarë në orë, këta njerëz rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mbrojtur komunitetet e tyre, si ato në Pacific Palisades dhe Pasadena, duke ofruar punë të vlefshme me turne 24 orëshe”, ka shkruar Kardashian.
Discussion about this post