Në vitet 1980, NASA studioi bimët e zakonshme shtëpiake për të parë se cilat mund të krijonin ajër më të pastër për stacionet hapësinore. Studiuesit zbuluan se Peace Lily dhe Chrysanthemum morifolium janë bimët që e pastrojnë më mirë ajrin, duke hequr të paktën pesë komponime kimike që janë potencialisht të dëmshme për shëndetin tonë.
Rezultatet e studimit treguan se, përveç thithjes së dioksidit të karbonit dhe çlirimit të oksigjenit përmes fotosintezës, disa bimë shtëpiake janë një zgjidhje natyrale për eliminimin e disa përbërjeve toksike dhe potencialisht të dëmshme: benzenit, formaldehidit, trikloroetilenit, ksilenit, toluenit dhe amoniakut.
Bimët më efektive janë Chrysanthemum morifolium dhe Spathiphyllum, të cilat janë në gjendje të heqin të pesë përbërësit e përmendur. NASA rekomandon mbajtjen e të paktën një bimë për çdo 100 metra katror hapësirë. Më poshtë do të gjeni një infografikë me bimët e studiuara dhe përbërjet toksike që ato “pastrojnë”.
Discussion about this post