Inteligjenca artificiale ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm edhe në Shqipëri. Në platformën e-Albania, inteligjenca artificiale, do t’i vijë në ndihmë të gjithë përdoruesve.
‘Diella’, është asistentja virtuale ‘zadrimore’, e cila shfaqet edhe me veshje popullore në momentin kur përdoret platforma.
Si funksionon?
Pas logimit në platformën e-Albania dhe shfaqjes së Asistentit Virtual, këtij të fundit mund t’i drejtoheni me një mesazh zanor për shërbimin elektronik që kërkoni të merrni. Asistenti përpunon kërkesën edhe kur qytetari ose biznesi nuk di saktësisht emërtimin e shërbimit, merr informacionin nga institucioni publik dhe jep përgjigjen në çdo moment, 24/7.
Asistenti Virtual 2.0 vjen një vit pas lançimit të asistentit të parë virtual 1.0, i cili regjistroi më tepër se 1 milion pyetje/përgjigje, të cilat ndihmuan gjithashtu në krijimin e asistentit të ri virtual në një variant të përmirësuar.
Discussion about this post