Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmin emocionues, Dafina e ka ndarë me ndjekësit e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar fjalë të ndjera për këtë kapitull të ri të jetës.
Në postimin e saj, këngëtarja ka falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka shprehur emocionet e saj për ardhjen e foshnjës. “Baby on board” ka shkruar ajo, duke e shoqëruar mesazhin me një foto të veçantë që ka emocionuar publikun.
Fansat dhe miqtë e saj e kanë mbuluar me urime dhe komente të dashura, ndërsa Dafina duket më e lumtur se kurrë. Ky lajm ka sjellë gëzim të madh jo vetëm për këngëtaren, por edhe për adhuruesit që e kanë ndjekur në çdo hap të karrierës së saj.
Discussion about this post