Gazetarja Ledjona Xheladinaj është rrëfyer për herë të parë pas aksidentit të ndodhur më 5 dhjetor në Dibër. Gjendja e Ledjonës u raportua kritike pasi si pasojë e aksidentit, gazetarja kishte pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore.
Në intërvistën e dhënë në “Live from Tirana”, Xheladinaj ka treguar se në Dibër kishte shkuar për të kryer xhirime për emisionin dhe se kishte dëshirë të shkonte në Bjeshkë. Ajo tha se e kishte marrë vetë drejtimin e motorit të borës dhe se kjo ishte arsyeja që shkaktoi dhe aksidentin.
Gazetarja tregon dhe frikën më të madhe që kishte se mos paralizohej pasi kishte dëmtuar shtyllën kurrizore.
“Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën kurrizore.
Isha në panik se mendova se u paralizova se nuk po ndieja këmbët. Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe. Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time.
Më është dashur 6 javë regjim i detyruar shtrati për t’u rimëkëmbur. Duhet të jemi pak të kujdesshëm, këtë duhet t’ua them të gjithëve”.
E pyetur për jetën sentimentale, Ledjona nuk heziton aspak ta pranojë se është e dashuruar dhe e lumtur për personin e zemrës.
“Nuk kam asnjë ndrojtje që ta them. Jam e lumtur. Personi që më ka qëndruar më shumë afër gjatë kësaj periudhë ka qenë personi i zemrës. I jam mirënjohëse. Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë sot.”
Discussion about this post