Aktorja e njohur turke, Melisa Pamuk është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e parë dhe lajmin e lumtur e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj futbollisti, Yusuf Yazici.
Partneri ka shpërndarë një foto në Instagram ku tregon dorën e tij e të të porsalindurit dhe ka shkruar: “Dhurata më e mirë për ditëlindjen”.
Melisa u martua me lojtarin e kombëtares turke në maj 2024, ndërsa në shtator zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së parë.
Discussion about this post