Vera Wang Bride x Pronovias, marka luksoze ka lançuar koleksionin më të ri të fustaneve për eventeve për vitin 2025.
Dizajnerja me famë ndërkombëtare, si dhe një ikonë e stilit e vlerësuar shumë nga të famshmit në tapetin e kuq, ka krijuar këtë linjë të re dedikuar shoqërueseve të nuses, mikeshave të saj dhe në përgjithësi të gjithë të ftuarave që kërkojnë pamjen perfekte për një mbrëmje të veçantë dasme.
Koleksioni është i përbërë nga 45 modele që shpalosen në silueta dhe stile të ndryshme.
“Unë dua që çdo grua të ndihet komode, vetvetja dhe unike, pasi e tillë është vetë gruaja”, u shpreh Vera Wang.
Discussion about this post