Nuk ka të bëjë vetëm me estetikën, por çdo koncert i Eras Tour i Taylor Swift zgjat tri orë dhe për ta përballuar më së miri këtë këngëtares i duhet një rutinë rigoroze stërvitore.
Dëshironi ta kopjoni? Ekspertët që qëndrojnë pas yllit të muzikës kanë dhënë një udhëzues të plotë se si të stërviteni si Taylor Swift.
Kardio
Për të qenë në gjendje për të kërcyer dhe kënduar në skenë pothuajse çdo natë për 3 orë, kardio është baza e stërvitjes së Taylor Swift. Këtë Swift e bën duke u ushtruar më intensivisht në kardio dhe duke kënduar njëkohësisht këngët e koncertit të saj që janë më ritmike dhe e ngadalëson intensitetin në këngë që janë me ritëm më të avashtë.
Të njëjtën gjë mund ta bëni dhe ju duke kënduar këngët e artistëve që ju pëlqejnë më shumë.
Mësime kërcimi
Në një intervistë më herët Swift është shprehur se ajo ishte duke u marrë me mësime kërcimi për të shkëlqyer në koncertin e saj. Performanca të cilat vërtetë publikut I kanë rënë në sy. Stërvitjet e bazuara në kërcim janë një mënyrë e shkëlqyer për të rritur forcën dhe koordinimin , si dhe për të përmirësuar disponimin tuaj.
Stërvitje me pasha
Stërvitja me pasha është mënyra më e mirë për të rritur forcën e muskujve, për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve dhe për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular. E gjithë kjo me efektin anësor të rritjes së metabolizmit dhe dhënies së trupit një pamje më të mirë dhe më të tonifikuar. Kur filloni të stërviteni me pesha është thelbësore të njihni dhe respektoni gjendjen tuaj fillestare për ta përmirësuar gradualisht atë.
Ngritja e peshave që janë shumë të rënda për nivelin tuaj të fitnesit, ose duke e bërë këtë me qëndrimin e gabuar, në fakt rrezikon të dëmtojë muskujt dhe tendinat.
Pilates dhe joga
Në një intervistë me British Vogue, trajneri personal i Taylor Swift, Kirk Myers, tha se ylli i pop-it punon me gjendjen e saj të brendshme përmes pilates dhe ushtrimeve specifike të frymëmarrjes, të frymëzuara nga joga.
Këto kanë përfitimin për të ndihmuar muskujt të punojnë siç duhet dhe reduktojnë stresin dhe ankthin.
Discussion about this post