Meningjiti është një inflamacion i membranave që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore, të njohura si meningje. Kjo mund të shkaktohet nga infeksione bakteriale, virale ose më rrallë nga infeksione të tjera. Simptomat e meningjitit përfshijnë dhimbje koke të forta, temperaturë të lartë, ngurtësi të qafës, shqetësime me dritën, dhe shpesh mund të shoqërohet me të vjella dhe konfuzion.
Meningjiti bakterial është më i rrezikshëm dhe kërkon trajtim urgjent me antibiotikë. Në raste të rënda, meningjiti mund të shkaktojë dëmtim të trurit ose palcës kurrizore dhe mund të jetë fatal nëse nuk trajtohet.
Mjekja infeksioniste, Svetllana Bitincka e ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, ka theksuar simptomat alarmante të meningjitit, duke përfshirë temperaturën e lartë, konfuzionin dhe ngurtësimin e qafës. Ajo paralajmëron se, nëse gjendja e pacientit përkeqësohet për më shumë se 48 orë, duhet të dërgohet menjëherë në spital, pasi meningjiti është një urgjencë madhore që kërkon trajtim të menjëhershëm.
“Përsa i përket rastit të Durrësit, erdhi në Tiranë dhe trajtimi është me antibiotik të fuqishëm. U menaxhua shumë mirë. Pasojat nëse nuk trajtohet në kohë, ka deri në 15% vdekje. Gjendja mund të përkeqësohet brenda ditës nga Meningjiti viral në Meningjiti bakteral . Është prekja direkt e turit”, tha doktoresha.
Në lidhje me vaksinën, Bitincka ka shpjeguar se vaksina ndaj pneumokokut ekziston, por nuk është e përfshirë në protokollin e vaksinimit të detyrueshëm. Ajo ka shtuar se vaksina mund të blihet në mënyrë private.
Gjithashtu, mjekja ka theksuar se personat që kanë kontakt të ngushtë me një të prekur nga meningjiti duhet të marrin antibiotikë për të parandaluar infeksionin, pasi ata janë në rrezik të lartë.
Nëse meningjiti nuk trajtohet në kohë, pasojat mund të jenë të rënda, duke përfshirë deri në 15% të rasteve të vdekjes, prandaj është shumë e rëndësishme që çdo rast të trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Discussion about this post