Thashethemet për një krizë të mundshme në çift, i kanë ndjekur prej kohësh Harryn dhe Meghan, madje edhe burime që deklaronin se dyshja janë shumë pranë ndarjes. Po ashtu aludime se Meghan është duke botuar librin e divorcit të tyre, ka vetëm pak ditë që ka qarkulluar në rrjet.
Por, në fakt çfarë po ndodh në realitet?
Në një intervistë ekskluzive për People , me rastin e publikimit të serialit të saj televiziv në Netflix, Dukesha e Sussex i dha fund të gjitha spekulimeve duke thënë se ajo dhe Harry janë në një periudhë të re muaji mjalti.
Aktorja dhe princi janë më afër se kurrë dh emerita për këtë sipas Meghan është edhe “kthimi i saj në origjinë”.
Pas gjashtë vitesh martesë dhe dy fëmijëve, Harry dhe Meghan po rijetojnë dashurinë e tyre. Pavarësisht presionit dhe spekulimeve të vazhdueshme, ata kanë gjetur një mënyrë për të balancuar karrierën, angazhimet sociale dhe jetën familjare. Ata tashmë po jetojnë në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, ku veçanërisht fëmijët e tyre po rriten jashtë vëmendjes publike.
Discussion about this post