Numri i grave në sipërmarrje është rritur ndjeshëm nga viti në vit.
Qendra Kombëtare e Biznesit ndau sot në rrjete sociale disa shifra konkrete nga regjistrat e QKB-së, që dëshmojnë rritjen e numrit të sipërmarrjeve të drejtuar nga gratë, gjatë viteve të fundit.
Sipas të dhënave nga QKB, vetëm në dy vitet e fundit, mbi 11 mijë biznese të reja janë hapur nga gratë në Shqipëri.
Ndërsa në vitin 2024, numri i bizneseve të drejtura nga gratë u rrit në 5754, kundrejt 5577 të tilla që ishin në vitin 2023.
Qeveria ka në fokus mbështetjen e grave në sipërmarrje përmes politikave dhe programeve të ndryshme financiare që lehtësojnë angazhimin e tyre në biznes duke rritur me tej nismat e tyre në aktivitete të ndryshme ekonomike dhe sociale.
Discussion about this post