Këngëtarja dhe aktorja Lady Gaga ka rrëfyer në një podcast të New York Times për betejën e saj me shëndetin mendor, duke treguar se pesë vite më parë përjetoi një gjendje të rëndë që e bëri të “humbiste kontaktin me realitetin.” Kjo ishte një nga arsyet që e shtyu të bënte një pauzë të gjatë nga muzika, përpara publikimit të albumit të saj të fundit Mayhem.
Gaga theksoi se procesi i shërimit ishte i gjatë dhe kërkonte përkushtim, ndërsa një mbështetje e madhe për të ishte i fejuari i saj, Michael Polansky. Ajo gjithashtu foli për sfidën e balancimit mes personalitetit të saj skenik dhe jetës private, duke pranuar se kjo përbënte një konflikt të brendshëm të vazhdueshëm.
“Dua të mendoj se jam një person i mirë, por ka një egërsi, një ashpërsi dhe një intensitet në mua që e shpreh në skenë. Kështu që më duhej të mësoja se si t’i mbaja në ekuilibër këto dy anë të vetes”, shpjegoi artistja.
Discussion about this post