Dita e Verës është afër dhe sot, më 12 mars është Dita e Mbjelljes së Luleve, ku në çdo familje duhet të mbillet së paku një lule për të pritur sezonin e ri.
Çdo vit 12 marsi i kushtohet mbjelljes së bimëve të reja për të treguar fillimin e një periudhe të re më të ngrohtë me një pamje shumëngjyrëshe falë botanikës. Përpara se të mbillni një bimë është mirë të shihni me kujdes nevojat e saj të rritjes dhe zonës ku jetoni, pasi secila ka specifikat e saj për të lulëzuar dhe pse jo për të dhënë fryte nëse është pemë frutore.
Tani në mars mbillen bimë si qepujkat e gladiolës, zambakut, begonias, amarilisit, dahlias e të tjera.
Discussion about this post