Shëndeti i syve është vendimtar për cilësinë e jetës dhe ushqimi luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e tij.
Shkencëtarët në Universitetin Tufts në SHBA kanë zbuluar se ngrënia e fëstëkëve ndihmon në mbrojtjen kundër dëmtimit makular, shkaku kryesor i humbjes së shikimit tek të moshuarit.
“Hulumtimi ynë tregon se fëstëkët nuk janë vetëm të shijshme – ato mund të kenë përfitime të rëndësishme për shëndetin e syve”, tha Tammy Scott, autorja kryesore e studimit dhe neuropsikologe.
Çfarë është dëmtimi makular?
Dëmtimimakular është një sëmundje ku gradualisht dëmtohet makula – pjesa e retinës përgjegjëse për shikimin e mprehtë dhe qendror. Ndërsa sëmundja përparon, të sëmurët e kanë gjithnjë e më të vështirë të njohin fytyrat, të lexojnë dhe të kryejnë detyrat e përditshme, ndërsa shikimi për së largu ruhet më shumë.
Megjithëse nuk ka shërim, një dietë e shëndetshme mund të luajë një rol kyç në parandalimin dhe ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.
Përfitimet shëndetësore të fëstëkut
Fëstëkët janë të pasur me luteinë, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e retinës nga rrezet e dëmshme blu dhe UV. Studimi tregoi se pjesëmarrësit që konsumuan dy grushta fëstëkë të pakripur dhe të pjekur në thatë për gjashtë javë, kishin përmirësuar ndjeshëm densitetin e pigmentit makular.
“Luteina vepron si syze dielli për sytë tuaj”, shpjegon Scott. Përveç fëstëkëve, luteina gjendet në zarzavatet me gjethe, por trupi e përthith atë në mënyrë shumë më efikase nga fëstëkët falë përmbajtjes natyrale të yndyrave të shëndetshme, shkruan Index.hr.
Përveç mbështetjes së shikimit, fëstëkët mund të reduktojnë stresin oksidativ dhe inflamacionin në tru, i cili është i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit.
Discussion about this post