Nga: Lira Gjika
Familja është edhe parajsë edhe ferr. Familja është vendi ku mesohet të duash po gjithashtu edhe keqpërdoresh e molestohesh.
Në familje ne mësojmë dhe njohim tjetrin dhe rëndësinë e tij për tu bërë vetja. Familja vendi ku mesohet se pa pranuar tjetrin nuk mund të duash as veten dhe të mundt të shijosh lumturinë. Ne jemi qenie sociale, vijmë nga tjetri dhe çdo gjë e mësojmë nga tjetri. Që nga fjalet, emrin dhe deri veten e njohim dhe zbulojmë nepermjet tjetrit dhe të tjerëve. Dhe tjetri i parë gjendet në familje.
Tjetri i parë është nëna dhe babai, më pas vëllai apo motra po edhe gjyshi, gjyshja e kusherinjtë. Po edhe ai çuni apo goca që të merr lodrën dhe prindërit thonë se e ke shok kopshti. Mirë motra apo vellai i madh apo i vogël që të marrin gjëra e të bezdisin po na doli dhe ky tjetri që nuk e kemi asgjë po që e njohim në kopësht. Fillesat e njohjes dhe zhvillimi si individ e person ndodh në familje. Në familje emërtohen që nga vetja e deri te sendet. Po të deshën, pra të duruan e respektuan në familje, jeta është e bukur. Po të shanë gënjyen e mallkuan jeta është frikë. Kujdes prindër përpiquni t’i trasmetoni fëmijëve dashurinë tuaj që kur të rriten të bëhen njerëz të sigurt dhe jo paranojak.
Discussion about this post