Këngëtarja e njohur Samanta Karavella zbuloi pak kohë më parë se është në pritje të ëmbël dhe sot ajo ka treguar edhe gjininë e bebit.
Në disa foto të ëmbla nga baby shower, ajo ka treguar se po pret një vajzë.
“E vogla është rrugës” ka shkruar këngëtarja, krahas imazheve.
Në një intervistë për Living një muaj më parë ajo u shpreh:
“Po jetoj një nga periudhat më magjike të jetës sime. Nuk ka fjalë që ta përshkruajnë ndjesinë e një jete të vogël që rritet brenda teje… Çdo goditje më kujton se dashuria më e pastër dhe më e vërtetë që kam ndjerë ndonjëherë po vjen. Zemra ime nuk është thjesht e plotë, por rreh ndryshe. E di që jeta ime do të ndryshojë përgjithmonë, dhe jam gati për çdo sfidë. Fëmijët janë bekimi më i madh, dhe unë mezi pres ta mbaj në krahë, ta shoh, ta ndjej dhe ta dua pafundësisht, siç e dua tashmë pa e parë ende.”
Discussion about this post