20 marsi këtë vit është edhe dita e ekuinoksit pranveror. Ajo nisi sot, me lindjen e diellit në orën 5:30. Ardhja e stinës së pranverës përcaktohet me ndjekjen e qendrës së diellit sipas ekliptikës.
Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës. Sipas fenologjisë pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme. Me fillimin astronomik të verës më 21 qershor pranvera përfundon gjithnjë në të njëjtën ditë.
Me 20 mars dita zgjat 12 orë e shtatë minuta. Zakonisht, dita e parë e pranverës emërohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, pra nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të diellit, kanë kaluar 12 orë.
Me ardhjen e pranverës të dielën e fundit të muajit mars ndodh edhe ndërrimi i orës. Kështu, këtë të dielë, më 27 mars, akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara.
Po si festohet?
Ekuinoksi dhe solcisti i pranverës, në vende të ndryshme festohet në mënyra të ndryshme. Shumë kultura gjatë kësaj ditënate (20 – 21 mars) festojnë ardhjen e pranverës me festivale e evente të ndryshme në natyrë.
Gjithashtu, Pashkët, festa e krishterë lidhet me lëvizjet e Diellit, ndaj edhe festohet në data të ndryshme.
Disa teori të vjetra, edhe mijëravjeçare besojnë se dita e parë e pranverës ka një shpjegim biblik.
Discussion about this post