Sot jeni të “detyruar” të jeni të lumtur, nuk mund të ndodhë ndryshe. E pse pikërisht sot do të pyesnit. Të gjithë urojnë që njerëzit e tyre të afërt e të dashur të jenë të qeshur e të lumtur çdo ditë të jetës së tyre, por në korrik të vitit 2012 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mendoi që njerëzimi kishte nevojë për një ditë zyrtare lumturie e pikërisht 20 marsi i çdo viti është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë.
Lumturia ka fytyra të ndryshme, por nuk ka dyshim që ndjesia e saj shkakton pothuajse të njëjtin emocion e ndjesi tek te gjithë. Disa njerëz të famshëm janë shprehur në këtë mënyrë për lumturinë.
“Një ditë pa të qeshura, është ditë e çuar dëm.” – Charlie Chaplin
“Gëzimi mund të jetë i vërtetë vetëm nëse njerëzit e shikojnë jetën e tyre si një shërbim dhe kanë një synim të përcaktuar të jetës jashtë vetvetes dhe lumturisë së tyre personale” – Leo Tolstoi
“Mos harro, njerëzit kanë nevojë për të qeshur ndonjëherë më shumë sesa për ushqim” -Anna Fellows Johnston
“Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis Njeriut dhe Natyrës të mos prishet”- Leo Tolstoi
“Gjëja më e rëndësishme është që ta gëzosh jetën – të jesh i lumtur – kjo është e gjitha që ka rëndësi.” – Audrey Hepburn
“Shumë pak të duhet për një jetë të lumtur; gjithçka ndodhet brenda vetes tënde, në mënyrën tënde të të menduarit.“ – Mark Aureli
“Shpërndaj dashuri kudo që të shkosh. Mos lejo askënd të vijë tek ti pa u larguar më i lumtur.” – Nëna Terezë
Discussion about this post