Nëse keni shfletuar rrjetet sociale ditët e fundit me siguri u ka rënë në sy seriali “Adolescence”, i cili ka vetëm pak ditë që është publikuar por është, pa dyshim, një nga serialet televizive më të mira të vitit 2025 – dhe ka gjasa të mbetet i tillë deri në fund të vitit.
Ky është një nga ato raste kur superlativat nuk mjaftojnë për të përshkruar ndikimin e një vepre.
Seriali i ri britanik i Netflix, është një përvojë vizuale dhe emocionale që trondit, sfidon dhe prek thellë. Nuk është i lehtë për t’u parë, por është i pamundur për t’u injoruar.
Ai përbëhet nga katër episode, secili me një gjatësi prej një ore, por ajo që e bën artistikisht të veçantë këtë projekt është mënyra e tij e realizimit: çdo episod është xhiruar me teknikën “one-shot”, një plan-sekuencë i vazhdueshëm, pa ndërprerje, montazh apo pushime në interpretim.
“Adolescence” tregon ngjarjen e goditjes me thikë të një adoleshenteje, me një djalë 13-vjeçar të arrestuar për vrasjen e saj.
Jamie, i dyshuari, luhet nga Oëen Cooper, ndërsa Stephen Graham luan rolin e babait të tij.
Historia hedh dritë mbi ndikimin gërryes të mediave sociale dhe influencuesve mizogjenistë te disa djem adoleshentë.
Seriali i limituar nuk tregon në ngjarje të vërtetë por është i frymëzuar nga disa raste të ngjashme të ndodhura mes adoleshentësh.
Ky serial nuk është vetëm një histori tronditëse, por një thirrje urgjente për reflektim mbi boshllëqet e komunikimit mes brezave. Ai tregon sesi mungesa e edukimit emocional dhe indiferenca e shoqërisë ndaj problemeve të adoleshentëve mund të sjellë pasoja tragjike.
Discussion about this post