Jennifer Lopez është e hapur sërish për një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Ben Affleck.
Sipas medias rozë PageSix, ylli i muzikës latine ndihet gati për një kapitull të ri në jetën e saj vetëm dy muaj pas finalizimit të divorcit nga aktori. “Jennifer është gati të takohet sërish dhe nuk ka reshtur së kërkuari dashurinë”, tha një person nga rrethi i saj shoqëror për median e njohur.
Ajo thuhet se po mendon të takohet me dikë jashtë shoëbiz-it. “Ajo po mendon të takojë dikë jashtë syve të publikut, por nuk po i vë asnjë kufi vetes”, vijon më tej burimi.
Divorci i këngëtares 55-vjeçare u finalizua më 6 Janar. Megjithatë, vendimi zyrtar hyri në fuqi më 21 Shkurt, gjashtë muaj pas kërkesës fillestare të divorcit të Jennifer Lopez, në ditën e përvjetorit të tyre të dytë të martesës.
Teksa ajo duket se po e lë pas të kaluarën, Ben Affleck duket se po bën të kundërtën dhe po i kthehet asaj. Sipas të njëjtit person nga ambienti i dy yjeve, aktori 52-vjeçar po kalon më shumë kohë me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, gjë që ka ndezur zërat për një ribashkim të mundshëm.
Discussion about this post