Sezoni i dytë i “Ferma VIP” pritet të nisë për pak ditë, duke sjellë një kast të ri personazhesh që do të jetojnë dhe punojnë së bashku në kushte të veçanta.
Ditën e sotme është konfirmuar se Luana Vjollca do të jetë prezantuesja e këtij edicioni, që pritet të mbërthejë shikuesin shqiptar pas televizionit.
Në spotin e publikuar nga produksioni moderatorja shihet duke punuar në fermë, ndërsa thotë “Kështu punohet, jo ashtu si bënit ju”.
Ferma Vip do të fillojë më 31 mars pas suksesit që pati vitin e kaluar ku fitues ishte Dionis Biba.
Për këtë sezon janë publikuar disa nga emrat që do të jenë pjesë si Enca, Fero apo Big Basta.
Discussion about this post