Mjaftojnë 3 ditë pa celular, dhe aktiviteti cerebral rimodelohet. Në ditët e sotme, të gjithë pothuajse jemi shumë të lidhur me celularët tanë, që janë të nevojshëm në përditshmëri si në jetën shoqërore ashtu edhe në çështjet e punës.
Për të kuptuar rreziqet e përdorimit të tepruar dhe impaktin që ka mbi trurin tonë, një ekip kërkuesish kanë vëzhguar dhe testuar 25 vullnetarë.
Analizat cerebrale të kryera me rezonancën magnetike funksionale kanë evidentuar ndryshimet e ndodhura në ato 72 orë. Rezultatet tregojnë se mungesa e celularit stimulon receptorët e varësive, siç janë ato ndaj duhanit dhe alkoolit.
Studimi është publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare “Computers in Human Behavior”.
Discussion about this post