Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në “Eurovision Song Contest 2025”, në Bazel të Zvicrës me përfaqësuese “Shkodra Elektronike”, dy artistë që elektrizuan vërtetë skenën në netët e festivalit me këngën “Zjerm”.
Sipas renditjes së shpallur më 27 mars, Shqipëria do të performojë e 12-ta në gjysmëfinalen e parë.
Renditja e performancave në gjysmëfinalen e parë është si vijon:
Islanda Polonia Sllovenia Estonia Spanja Ukraina Suedia Portugalia Norvegjia Belgjika Azerbajxhani Shqipëria Holanda Kroacia Qipro.
Gjysmëfinalja e dytë përfshin këto vende:
Australia Mali i Zi Irlanda Letonia Armenia Austria Greqia Lituania Malta Gjeorgjia Danimarka Republika Çeke Luksemburgu Izraeli
Në gjysmëfinalen e parë, Spanja dhe Italia do të kenë të drejtën e votës, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të votojnë.
Discussion about this post