Fero ka vendosur ta çojë në një hap të mëtejshëm çështjen mes tij dhe ish-bashkëshortes, Arbenita Ismajlit. Ish-reperi duket se është rikthyer në vëmendje ditët e fundit për shkak të disa lëvizjeve në rrjetet sociale, por gjithçka ka marrë formë përmes një deklarate të gjatë.
Ai thotë se prej kohësh nuk mundet ta takojë vajzën apo të kontaktojë me të. Fero ngarkon me faj organet e drejtësisë dhe thotë se tashmë ka ndërmarrë edhe ai hapat e tij ligjorë. Sipas tij, në çështje ndikon edhe fakti që motra e presidentes Vjosa Osmani, është avokatja mbrojtëse e ish-gruas, Arbenitës.
“Ju e dini që tani e një kohë jam përballur dhe po përballem ende me një padrejtësi të rëndë: mungesën e së drejtës për të parë vajzën time, Ninën. Kam bërë shumë përpjekje dhe vetëm prindërit që kanë kaluar në këtë fazë, të cilën unë po e kaloj për kaq shumë kohë, e kuptojnë dhimbjen dhe sa i pafuqishëm ndihesh kur nuk mundësohet asnjë formë kontakti me fëmijën tënd. Gjykata ka dështuar të marrë masa ndaj shkeljeve të vendimeve të saj, duke treguar se drejtësia në Kosovë funksionon vetëm për ata që kanë para.
Discussion about this post