1 Prilli apo Dita e Gënjeshtrave nuk ka një zanafillë të mirëpërcaktuar, por qëllimi i saj mbetet i njëjtë: rrengje dhe shaka që nuk dëmtojnë askënd. Vende të ndryshme kanë mënyrat e tyre për të mashtruar ‘prenë’ duke sjellë tradita mjaaft interesante.
Në Francë, Belgjikë, Itali dhe zonat frankofone të Zvicrës e festojnë duke ngjitur një peshk letre në shinën e njerëzve, duke bërë të pamundurën të dallohen dhe më pas thërrasin “peshk prilli!” Sipas historive, peshku tregon që kapesh lehtë.
Në Angli, Dita e Gënjeshtrave festohet vetëm gjysmë dite. Rrengjet dhe shakatë lejohen deri në mesditë dhe pasi akrepat e orës shënojnë 12:00, duhet t’i zbulosh rrengjet. Kushdo që bën të tilla pas mesditës, konsiderohet ‘viktima’ e 1 Prillit.
Në Skoci, 1 Prilli festohet për dy ditë. Quhet Dita e Qyqes pasi simbolizon njeriun naiv. Dita e parë festohet me rrengje, ndërsa në të dytën njerëzit i ngjisin njëri-tjetrit bishta në shpinë.
Në Irlandë, tradita thotë që t’i ngarkosh dikujt “një detyrë të kotë”.Viktimës i jepet një letër ku gjoja kërkon ndihmë. Kur marrësi merr letrën, e hap, e lexon dhe i thotë lajmësit se duhet ta çojë diku tjetër. Kjo vazhdon derisa dikujt t’i vijë keq dhe i tregon atij përmbajtjen e letrës: “Dërgoje te dikush tjetër”.
Në Hollandë, fqinjtë hedhin peshk drejt njëri-tjetrit.
Gjermanët luajnë “Aprilscherz” ku duhet të thuash një histori të pabesueshme, por të padëmshme që të gënjesh të tjerët.
Në Greqi, thonë se kur gënjen dikë në këtë ditë i sjell fat të mirë për gjithë vitin.
Spanja dhe Portugalia festojnë në ditë të ndryshme. Portugezët nuk e festojnë më 1 Prill dhe preferojnë të dielën dhe të hënën para Kreshmëve. Në këtë ditë, hidhet miell drejt kalimtarëve. Në Spanjë, dita e rrengjeve festohet më 28 dhjetor si Dita e të Pafajshmëve të Shenjtë që do të thotë se askush s’mund të ndëshkohet pasi mashtruesit konsiderohen të pafajshëm.
Në Islandë synohet që dikush të bëjë “shëtitjen e prillit”. Pra duhet që dikush të mashtrohet dhe të shkojë në një vend tjetër. Edhe agjencitë e lajmeve marrin pjesë në Ditën e Gënjeshtrave. Në vitin 2014, Iceland Review postoi një artikull me titullin “Google firmos marrëveshje me Islandën” duke thënë se lajmi fals ishte pjesë “e një tradite të gjatë të medias islandeze”.
Discussion about this post