Rihanna ka nxitur sërish spekulime për një shtatzëni të mundshme, pasi u fotografua të dielën në Los Angeles duke bërë pazare në dyqanin Bristol Farms, e veshur me rroba të gjera dhe të rehatshme.
Ylli 37-vjeçar u pa me një palë tuta gri të lirshme dhe një bluzë të thjeshtë, duke fshehur siluetën e saj – një zgjedhje që ka ndezur dyshimet në rrjet për një shtatzëni të tretë me partnerin e saj, reperin ASAP Rocky. Çifti tashmë janë prindër të dy djemve, RZA dhe Riot.
Pavarësisht pamjes së thjeshtë, Rihanna nuk i qëndroi larg stilit të saj të zakonshëm. Ajo mbante një çantë shumëngjyrëshe Louis Vuitton, një gjerdan elegant dhe syze të zeza dielli. Në dorë kishte një bllok shënimesh dhe u pa duke shijuar një meze të lehtë brenda dyqanit.
Discussion about this post