Këngëtarja e dashur Mariza Ikonomi ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të bukura të përditshmërisë së saj si nënë. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke mbajtur në krahë vajzën e saj, Melody, e cila erdhi në jetë dy vite më parë.
Me një ndjeshmëri që i prek të gjithë ata që janë prindër – por edhe me humorin që e karakterizon – Mariza ka shkruar në përshkrim:
“Kam gjithë botën në duart e mia… po edhe një kafe të ma sillnin tani s’do ishte keq, se vdiqa.”
Melody, duket se është kthyer në qendrën e botës për Marizën, e cila krahas angazhimeve muzikore, duket se po përjeton me shumë dashuri dhe përkushtim rolin e saj si nënë.
ky koment është një reflektim i realitetit të shumë nënave – që edhe pse kanë gjithë dashurinë e botës në duar, shpesh nuk kanë kohë as për një kafe të ngrohtë./Living.al
Discussion about this post