Nga: Lira Gjika
Vetëm njeriu qesh dhe për t’u realizuar kjo veti vetëm e njeriut, evolucionit iu deshën miliona vjet. Ky proces i gjatë i evolucionit për të realizuar të qeshurën nuk u krijua thjesht që njeriu të qeshte, por në fakt për ta mbrojtur njeriun.
E qeshura është e lidhur direkt me shëndetin e mirë të një njeriu. Në psihën e tij mekanizmat e të qeshurës luajnë një rol të rëndësishëm. E qeshura aktivizon sistemin dopaminergjik, shton endorfinat, redukton hormonet e stresit, ka korelacione të fuqishme me sistemin imunitar duke filluar nga flora intestinale e me radhë. E qeshura mbi të gjitha është edhe veti sociale. Për fat të keq ne shpesh i shajmë fëmijët apo adoleshentët kur qeshim, nervozohemi nga të qeshurat e tyre.
Të kujtojmë shprehjet “mos qesh”, “mbete me dhëmbët jasht”, “pse qesh”, “qesh kot”. Ne duhet të gëzohemi që fëmijët qeshin dhe bashkë me ta është mirë të qeshim edhe ne, sepse vetëm shëndet është.
Discussion about this post