Nëse keni ndjerë ndonjëherë se stjuardesa ju përshëndeti me një buzëqeshje më të ngrohtë se zakonisht, ndoshta nuk ishte vetëm profesionalizëm.
Në botën e aviacionit, përtej buzëqeshjeve dhe shërbimit të përkryer, ekziston një ‘gjuhë e fshehtë’ që përdoret për të komunikuar.
Po, stjuardesat dhe ekuipazhi përdorin kode të veçanta për të sinjalizuar mes tyre nëse ndonjë pasagjer është veçanërisht tërheqës.
Një nga fjalët kyçe më interesante është ‘cheerio’, në pamje të parë një përshëndetje e zakonshme, por kur përdoret me një zë pak më të ëmbël gjatë hipjes apo zbarkimit, ajo sinjalizon një interes të veçantë. Një mënyrë e zgjuar për të shprehur simpati, pa thënë asgjë të drejtpërdrejtë.
Por nuk mbaron këtu. Ka dhe kode të tjera, edhe më zbavitëse. Për shembull, në rastet kur një pasagjer veçanërisht simpatik bie në sy, ekuipazhi mund të përdorë akronimin ‘BOB’, që qëndron për ‘Babe On Board’. Nëse dëgjoni ndonjë stjuardese të pëshpëritë ‘Kemi një BOB në 12’, dijeni që nuk po flasin për ndonjë procedurë sigurie.
Një tjetër term që përdoret është ‘VIP’, por jo në kuptimin klasik të një personi të rëndësishëm. Në këtë rast, është thjesht një mënyrë për të thënë, “pasagjeri në 6D ka tërhequr vëmendjen tonë!”.
Ndonjëherë, këta ‘VIP’ mund të përfitojnë edhe ndonjë dhuratë simbolike një gotë vere ekstra, një buzëqeshje më e gjatë, ose thjesht një kujdes më i personalizuar gjatë fluturimit. Jo për ndonjë arsye tjetër, veçse për të bërë udhëtimin më interesant për të gjithë.
Sigurisht, të gjitha këto kode përdoren me diskrecion, pa cënuar kurrë profesionalizmin dhe etikën që kërkon një punë si ajo e stjuardesave. Por fakti që ekziston një anë kaq njerëzore, spontane dhe argëtuese në këtë profesion, e bën fluturimin më të bukur edhe për ata që janë ulur në kabinën e pasagjerëve. Syri.net-newsbomb.gr
Discussion about this post