Justin Bieber po përballet me një periudhë të vështirë në jetën e tij, ndërsa burime pranë këngëtarit kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen emocionale dhe vendimet që ai po merr kohët e fundit.
Sipas People, Bieber është “i rrethuar nga shumë demonë” dhe ka marrë disa vendime të gabuara që po ndikojnë negativisht në marrëdhëniet miqësore, financat dhe bizneset e tij.
Një ndër faktorët që e kanë rënduar situatën është përfshirja indirekte në gjyqin e Sean “Diddy” Combs, me të cilin kishte pasur lidhje në mesin e viteve 2010. Gjithashtu, raportet e tensionuara me ish-menaxherin Scooter Braun – i cili u tërhoq nga menaxhimi i artistëve në vitin 2024 – kanë shtuar stresin për këngëtarin.
Një tjetër zhvillim i papritur ishte edhe shkëputja e plotë e Bieber nga marka e tij e veshjeve, Drew House. Më 10 prill, ai deklaroi publikisht:
“Unë, Justin Bieber, nuk jam më i përfshirë në këtë markë. Drew House nuk përfaqëson më mua, familjen apo jetën time.”
Për më tepër, burimet pohojnë se pas anulimit të turneut të tij në vitin 2022, Bieber ka mbetur me borxhe që kapin shifra prej miliona dollarësh.
Fansat dhe të afërmit e tij shpresojnë që ylli kanadez të arrijë të kalojë këtë periudhë të vështirë dhe të rikthehet më i fortë.
Discussion about this post