Europa është përplot me vende magjepsëse për t’u vizituar dhe disa prej qyteteve më turistike janë Lisbona e Portuglisë dhe Madridi i Spanjës.
Largësia prej 500 kilometrash midis dy kryeqyteteve mund ta vështirësojë paksa mundësinë për t’i vizituar të dy përgjatë një udhëtimi të shkurtër.
Aktualisht, udhëtimi më i shpejtë me tren zgjat 10 orë e 30 minuta, por mund të duhen 19 orë. Gjatë udhëtimit, duhen kryer të paktën tre ndalesa për të ndryshuar trenin.
Por duket se gjërat do të lehtësohen sepse kompania hekurudhore spanjolle, Renfe po punon për një rrugë të re direkte që për herë të parë do të lidhë dy destinacionet turistike. Koha e udhëtimit do të reduktohet ndjeshëm duke shkuar në vetëm tri orë.
Komisioni Europian tha se planifikon të firmosë një vendim zyrtar zbatimi për shërbimin hekurudhor gjatë këtij viti me synimin që projekti të mbarojë para vitit 2030 kur dy vendet të mirëpresin Kupën e Botës.
Linja e re do të pakësojë çlirimin e lëndëve të dëmshme dhe do të lehtësojë trafikun.
Ky s’është lajmi i vetëm që mund të entuziazmojë udhëtarët sepse në propozimet e fundit është prezantuar një tren që mund të revolucionarizojë udhëtimin në Europë në 39 stacione.
Propozimet për Starline parashikojnë zëvendësimin e udhëtimeve të shkurtra me trena të shpejtë, çka do të reduktojë ndotjen me 95% dhe 424 qytete të mëdha mund të ndërlidhen me porte, aeroporte dhe hekurudha deri në vitin 2040.
Discussion about this post