Sheqeri është një nga gjërat që njeriu ka gjithmonë në shtëpinë e tij. Diku do të ketë një kavanoz sheqeri të harruar edhe nëse nuk e konsumoni.
Por nuk do ta besoni se sa ushqime që ne mendojmë se nuk kanë të bëjnë me këtë substancë në të vërtetë përmbajnë sheqer. Ne bëmë disa kërkime dhe zbuluam se cilat janë këto ushqime që kanë sheqer dhe ju nuk e dinit.
Ne konsumojmë mesatarisht më shumë se 10 kg sheqer në vit. A duket kjo një sasi e pabesueshme? E megjithatë nuk është. Kini parasysh që edhe nëse nuk e hamë drejtpërdrejt, ne e marrim atë nëpërmjet një shumëllojshmërie të gjerë ushqimesh të përpunuara që e përmbajnë atë në përbërjen e tyre.
Përveç ëmbëlsirave, shumë bukë të paketuara, të cilat kanë një shije të ëmbël përmbajnë sheqer.
Megjithatë, ushqimet e përgatitura në shtëpi janë më të mira. Nëse nuk doni të hani sheqer pa e ditur, atëherë është mirë që në kuzhinën tuaj të përgatisni sa më shumë ushqime me përbërës të pastër.
Discussion about this post