Sipas astrologjisë, këto shenja të zodiakut vazhdimisht mendojnë se janë më të mirë se të tjerët, shpeshherë duke nënçmuar edhe suksesin e të afërmve të tyre.
Dashi
Ata janë ambiciozë, konkurrues dhe gjithmonë duan të vënë në pah inteligjencën e tyre. Kjo është pjesë e natyrës që i karakterizon, prandaj ata kanë tendencë ta vënë gjithmonë në pah. Dashi është i vështirë, por kur mëson ta kontrollojë këtë dëshirë, bëhet më shoqërues.
Demi
Demi gjithashtu kërkon vëmendje, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjërat materiale. Të lindurit e kësaj shenje priren ta lidhin vlerën me gjërat që kanë dhe përfundojnë duke i gjykuar njerëzit në të njëjtën mënyrë. Shpesh këto sjellje janë si një mekanizëm mbrojtës për pasiguritë e tyre. Në këtë mënyrë, fitojnë antipatinë e shumë personave.
Luani
Luanët kanë një prirje për arrogancë e cila shpesh manifestohet në sjelljen e tyre. Këta njerëz e duan vëmendjen dhe, në disa raste, tregojnë mungesë ndjeshmërie për t’u dukur gjithmonë të parët. Nuk është e pazakontë të gjesh njerëz që nuk i pëlqejnë Luanët për shkak të egoizmit që kanë.
Discussion about this post