Këngëtarja ikonike Adele e shumë hiteve të njohura ndër vite, është akuzuar për plagjiaturë nga një artist brazilian, i cili pretendon se kënga “Hello” kopjon elemente të një kompozicioni të tij.
Një gjykatë në Brazil ka kërkuar tërheqjen e këngës nga viti 2015, duke u bazuar në këto akuza për shkelje të të drejtave të autorit. Procesi ligjor ka shkaktuar polemika mbi të drejtat e autorëve dhe përdorimin e muzikës nga artistë të mëdhenj si Adele.
Disa kohë më parë edhe disa fansa të këngëtares nga Turqia e kanë akuzuar për plagjiaturë në këngën “Million Years Ago”. Ata pretenduan se melodia e saj është e ngjashme me atë të këngës së këngëtarit kurd Ahmet Kay të vitit 1985, të quajtur “Acilara Tutunmak”.
Discussion about this post