Fosili i një zemre 380 milionë vjeçare, më i vjetri i gjetur ndonjëherë në Tokë, është zbuluar nga shkencëtarët australianë. Zemra u gjet së bashku me stomakun, zorrë dhe mëlçi të fosilizuar në një peshk të lashtë, të quajtur Gogo, dhe zbulimi hedh dritë të re mbi evolucionin e vertebrorëve dhe vetë njerëzve.
Fosili është 250 milionë vjet më i vjetër se çdo zemër peshku e njohur më parë. Studiuesit gjetën organet e fosilizuara në trupin e një klase peshqish (arthrodires që i përkiste plakodermave, peshku i parë me nofulla dhe dhëmbë. Peshku jetoi gjatë periudhës Devonian 420 deri në 359 milionë vjet më parë.
Anatomikisht ngjante me peshkaqenët e sotëm. Para plakodermave, peshqit nuk i kalonin 30 centimetra në gjatësi, por më pas ata arritën nëntë metra, kjo është arsyeja pse ata u bënë forma mbizotëruese e jetës në Tokë për rreth 60 milion vjet, të paktën 100 milion vjet para dinosaurëve.
Discussion about this post