Aktivistja e njohur Edlira Çepani e cila është duke përjetuar momente jo të lehta në jetë për shkak të humbjes së bashkëshortit të saj Gert Bogdani, ka dhënë një mesazh të fortë natën e mbrëmshme në “Fest63”.
Në një mesazh dedikuar forcës së gruas, Edlira solli historinë rrëqethëse të një nëne qe kanë mundur të nxjerrin nga skuta e errët e jetesës pa kushte, e ndodhur vetëm pak kilometra jashtë Tirane.
“Nuk e kupton sa e fortë je derisa e kupton që të jesh e fortë është e vetmja mundësi që ke në jetë. Më erdhën ndërmend të gjitha ato gra që kam takuar në momente të ndryshme të rrugëtimeve të mia nëpër Shqipëri. Njëra prej tyre vetëm pak km larg Tiranës në një fshat mbante vetëm dy fëmijë, pa ujë, pa kushte e dhunuar në një shtëpi të ndërtuar vetë. Në atë kohë ja kishte shkatërruar edhe tërmeti sepse ne shkonim që ta ndihmonim. Zgjohej që në pesë të mëngjesit dhe I duhej 1 orë e gjysmë për të shkuar në punë në fasoneri. Atë ne e ndihmuam që të dilte nga ky realitet, ama gra të tjera si ajo unë I kam çdo ditë në zemër sepse kanë “, është shprehur Edlira.
Discussion about this post